Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një vit më parë në Maqedoninë e Veriut për herë të parë është kryer transplant i mëlçisë, duke e bërë sistemin shëndetësor publik të Maqedonisë një nga sistemet më të mira shëndetësore që kryen procedura të tilla.
Në këtë periudhë të shkurtër u kryen tre transplante në tre pacientë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, falënderon të gjithë të përfshirët në proces.
-Jam krenar që Komisioni Evropian ka vlerësuar se kemi bërë progres në këtë segment. Dhurimi i organeve është akti dhe procesi më fisnik në të cilin shihet mirësia njerëzore. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë të përfshirë në proces, besoj se së bashku mund të bëjmë gjithçka!, thotë Mexhiti.