Në një shtet ku me dekada të tëra është gurosur e betonuar nacionalizmi ekstrem antishqiptar, sipas profesorit Ahmet Selmani, është vështirë që të thyhet akulli e të bëhet ndryshimi i madh, në raport me sjelljen e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë
“Ne e dimë se deri para një dekade me enciklopedinë e famshme se çfarë skandali u bë dhe ato forca destruktive janë aty, mos mendoni se janë larguar”, thotë Selmani.
Megjithatë, pjesëmarrja e ASHAM-it në manifestimet për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit, tregon se është hapur dera për menjanimin e barierave etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve./KlanMacedonia