Ditët e Alfabetit përmbyllen në Muzeun e Alfabetit me ekspozitën për Qiriazët

Ekspozita me dokumente dhe fotografi me moto: “Qiriazët – themeltarët e arsimit kombëtar”, të cilën ITSHKSH e hapi dje në Muzeun e Alfabetit në Manastir, bashkë me Kolegjin Universitar “Qiriazi” nga Tirana, ishte kurora e manifestimit kulturor- shkencor “Ditët e Alfabetit”.

Një përshkrim i plotë si asnjëherë deri më sot i rrugëtimit për identitetit të familjes Qiriazi tashmë do të jetë në ekspozim të përhershëm brenda muzeut të alfabetit, duke i dhuruar atij një thesar të paçmueshëm. Me këtë rast një fjalë rasti dha drejtori i ITSHKSH Skender Asani, drejtori i muzeut të alfabetit stërmbesa e Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako – Rozi Dako, dhe Gjovalin Gjeloshi nga Kolegji Universitar “Qiriazi”.

Sivjet “Ditët e Alfabetit” kishin një dinamikë dhe freski të dalluar, duke e kthyer ITHSHK në një epiqendër të zhvillimeve në fushën e albanologjisë. Prania e akademive të shkencave nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova me kumtesat e tyre përmbajtësore ngritën nivelin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional-shkencor në një shkallë më të lartë.

Njëkohësisht, përfaqësuesit e akademive, instituteve dhe arkivave nga Kosova dhe Shqipëria si dhe punonjësit shkencorë të ITSHKSH, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mënyrë
që kjo ngjarje të kishte frymën që meritonte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share