Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.
Një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime trupore, si pasojë e përleshjes me grupin e grabitësve të armatosur.
Katër të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.
Ata janë në kërkim policor.
“Gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftim.