“Sulmet izraelite vranë 2 gazetarë në Liban”, media arabe: U shënjestruan qëllimisht

Katër persona, përfshirë dy gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Liban. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat raportojnë se shkëmbimet e zjarrit janë intensifikuar përgjatë kufirit.

Sulmin në fshatin Tayr Harfa ku humbën jetën gazetarët e televizionit “Al Mayadeen” së bashku me një person tjetër, e dënoi dhe kryeministri libanez. Një grua e moshuar thuhet gjithashtu se është vrarë në Kfarkela, në lindje.

“Al Mayadeen”, kanali televiziv arab me bazë në Bejrut tha se gazetarët, Farah Omar dhe Rabih al-Maamari ishin shënjestruar qëllimisht.

“Një avion luftarak izraelit qëlloi 2 raketa në vendndodhjen e Farah dhe Rabih. Ata sapo kishin përfunduar një transmetim të drejtpërdrejtë duke dhënë përditësime mbi bombardimet më të fundit izraelite në Libanin e Jugut.”

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte operuar kundër një kërcënimi në zonën e sulmuar dhe se po shqyrtonte incidentin. Më herët, avionët izraelitë goditën ato që ushtria tha se ishin “celula terroriste” në zonën kufitare si dhe objektiva që sipas tyre i përkasin grupit libanez Hezbollah./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share