Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili pas takimit ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është një aleat i çmuar dhe me anëtarësimin në NATO, sipas tij, vendi ka siguruar siguri, stabilitet dhe prosperitet.
“Në takimet e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ishte një qëndrim i përbashkët se Maqedonia e Veriut vazhdon të jap një kontribut të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje në operacionet dhe misionet e Aleancës”, ka shkruar Kovaçevski.