Një sondazh nga Bota Arabe për Kërkim dhe Zhvillim me bazë në Ramallah ka zbuluar se 98 për qind e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nuk do ta “falin as harrojnë” sulmin e Izraelit në enklavën e rrethuar bregdetare.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 65 për qind e perceptuan luftën si shënjestër e të gjithë palestinezëve, ndërsa vetëm 18 për qind e cilësojnë atë si një luftë midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
75 për qind mbështetën deri diku sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit.
Vetëm 22 për qind prisnin një kthim të Autoritetit Palestinez (PA) në Gaza pas luftës.
68 për qind thanë se mbështetja e tyre për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit ka rënë.