Mariçiq: Bllokimi i RMV-së në BE ka emër dhe mbiemër – VMRO DPMNE-në!

“NUK HEQIM DORË, DO TË LUFTOJMË DERI NË FUND TË MANDATIT”

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, ka emër dhe mbiemër – VMRO-DPMNE-në, ka deklaruar Zv/Kryeministri për Çështje Evropianë, Bojan Mariçiq.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vlerëson se për momentin nuk ka gjasa të miratohen ndryshimet kushtetuese, por koalicioni qeveritar nuk heq dorë dhe deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare, do të vazhdojë t`i bind kolegët e VMRO-DPMNE-së që të mos e bllokojnë vendin, përcjell KlanM.

BOJAN MARIÇIQ – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Procesi i skriningut do të përfundojë në javën e parë të dhjetorit, ne I përgatisim dhe do t`I dërgojmë udhërrëfyesit që e kemi si obligim të skriningut për klasterin e Parë dhe këtu do të mbetemi, nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese. Duhet ta presim samitin e dhjetorit. Bllokimi ynë ka emër edhe mbiemër, e kjo është VMRO-DPMNE-ja”, tha Bojan Mariçiq.

Por, nga VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ironike theksojnë se nuk kanë njohuri nëse Mariçiqi ka qenë në Panairin e verës në Beograd, duke i sygjeruar që të konsumojë vitamina e jo verë, pasi sipas opozitës, vera i shkakton dëme.

“Agjenda evropiane është e bllokuar për shkak të paaftësisë dhe krimeve të qeverisë dhe për shkak të përpjekjeve që të imponohet diktati Bullgar që mbështetet nga Qeveria e Kovaçevskit. Me Mariçiqin, LSDM-në dhe BDI-në, Bashkimi Evropian është vetëm një dëshirë e largët në vend të realitetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq ka deklaruar se në Samitin e Dhjetorit të BE-së, priten mesazhe inkurajuese për Maqedoninë e Veriut, por sic potencoi, nuk pritet ndryshe nga ajo që është shkruar në Kornizën Negociuese dhe obligimet që I ka Maqedonia e Veriut që nga viti i kaluar./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share