Seanca e sotme për rastin “Alfa” në Gjykatën Supreme është shtyrë për 25 dhjetor.
Seanca u shty me arsyetimin se trupi gjykues nuk ishte i plotë, respektivisht mungoi gjykatësja Anita Boshkovska dhe prokurori Boban Lazarevski.
Ndryshe para pak çastesh nën shoqërimin e forcave të mëdha policore, në Gjykatën Supreme arriti Almir Derplanin, i dënuar me 20 vjet burg në rastin “Alfa”. Përveç Derplanin, në këtë rast i dënuar me burgim të përjetshëm është edhe Agim Islami.