Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, apo vranësirave të ulëta, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të shkurta dielli. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëte, ndërsa gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share