Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Folëm mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, na ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Takimi i tyre vie, pasi shefi i NATO-s pati takim dhe një adresim për media me presidenten, Vjosa Osmani, transmeton klankosova.tv.

Numri një i Aleancës Paqeruajtëse, thotë se në takimin me kryeministrin Kurti, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai u shpreh në platformën X, se NATO do vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt mbi të gjitha komunitetet.

Të njëjtën temë, e ka trajtuar edhe në takimin me presidenten, Osmani.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share