NË GËRÇEC SHPALOSET E PLLAKA E RRUGËS ME EMRIN HALIL LATIFI
Me vendosjen e kurorave me lule para bustit të Halil Latifi u përkujtua 30 Vjetori i rënies si dëshmor i kombit, përcjell KlanM.
Me jetën dhe veprën e Halil Latifi krenohen gjithë shqiptarët edhe përtej kufijve të Republikës së Maqedonis Veriut – u tha në aktivitetet përt të shënuar këtë përvjetor, që nisën në Sallën e Komunës së Sarajit me një Tryezë Shkencore.
Në hyrje të Gërçecit u shpalos pllaka e rrugës që mban emrin e dëshmorit Halil Latifi.
“Me jetën dhe veprën e Halil Latifi krenohen gjithë shqiptarët edhe përtej kufive të Republikës Maqedonisë së Veriut, besoj se ndjehen të nderuar jo vetëm familjarët por edhe bashkveprimtarët e Halil Latifi dhe gjithë banorët e Shkupit do kisha thënë, ne duke e ditur të kaluarën dimë ta vlersojm të sotmen dhe do të dijmë ta ndërtojm të ardhmen”, tha Blerim Bexheti.
Halil Latifi u lind në fshatin Gërçec më 1 mars të vitit 1947 ndërsa ndëroi jetë në vitin 1993 nga dhuna e ushtruar nga forcat policore maqedonase në të ashtuquajaturën “afera e armëve”./KlanMacedonia