Shkup: Fëmijtë “pushtojnë” Parlamentin!

SHËNOHET DITA BOTËRORE E FËMIJËVE

Në ditën Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntori, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut me titullin “Fëmijtë marrin Kuvendin” në organizim të UNICEF-it dhe Kuvendit, siç njofton KlanM, të rinjtë kanë ndarë qëndrimet e tyre për çështjet jetike, nevojat dhe shqetësimet, kurse deputetët kanë dëgjuar se si është progresi lidhur me të drejtat e fëmijëve.

“Qasja në arsim, pjesëmarrja në vendimmarrje lidhur me miratimin e vendimeve që prekin fëmijtë, përkujdesi ndaj fëmijëve që janë viktima të dhunës, inkluzioni i fëmijëve me nevoja të posaçme, tejkalimi i pasojave që lidhen me varfërinë dhe diskriminimin e të ngjashme. Tri dekada nuk janë pak, por shumë çështje ende presin përmirësime”, tha Talat Xhaferi.

Nga 3.209 lëndë tek Avokati i Popullit në vitin 2022, siç përcjell KlanM, pjesa më e madhe 252 apo 7.85% kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

Hulumtimi i paradokohshëm i UNICEF-it për varfërinë multidimensionale, siç përcjell KlanM, ka treguar se arsimi është faktori kyç për ndërprerjen e ciklit ndër breza të varfërisë.

Në vitin shkollor 2022/2023 Ministria e Arsimit rriti numrin e asistentëve arsimor nga 500 në 720, që kanë shërbyer 775 nxënës me nevoja të posaçme. Por, situata në shkollat e mesme është ndryshe – është duke kaluar edhe një gjysmëvjetor pa asistentë arsimor për nxënësit me pengesa në arsimin e mesëm.

Ndërkaq, hulumtimi “Të drejtat e fëmijëve në shkollat tona” në kuadër të projektit “Fëmijtë në radhë të parë” të Fondacionit “Hap pas hapi” në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Ministrinë e Arsimit, sic njofton KlanM, ka treguar se I ulët është besimi i nxënësve dhe arsimtarëve në shërbimet profesionale nëpër shkolla.

Përmes anketës me tre grupe të fokusuara ishin përfshirë 648 nëxënës nga 75 shkolla fillore të vendit nga klasa e 7 deri në të 9-tën, 325 mësimdhënës nga 79 shkolla në 39 komuna dhe 541 prindër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share