Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur thellësisht i tronditur që dy shkolla të OKB-së u sulmuan në më pak se 24 orë në Gaza.
“Dhjetëra njerëz – shumë gra dhe fëmijë u vranë dhe u plagosën teksa po kërkonin siguri në ambientet e Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.
Tutje, ai u shpreh se qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Gazën për shkak të luftimeve të intensifikuara”, është shprehur tutje ai.