HUNGARIA KËRCËNON ME VENDOSJEN E VETOS
Hungaria ka kërcënuar bllokimin e vendimarrjes se BE-se në muajin dhjetor per hapjen e negociatave me Ukrainen. Kryeministri Orban tha ne kongresin e partise se tij ku u rizgjodh kryetar se ne dallim nga shtetet ballkanike Ukraina është vite drite larg nga anëtarësimi në BE.
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi vendosjen e vetos për hapjen e negociatave me Ukrainen në samitin e muajit dhjetor ndërsa shprehu hapur mbështetjen për shtetet ballkanike.
Ne e shohin zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si një mundësi dhe një burim energjie dhe fuqie, tha Orbán. Nëse rajoni nuk bëhet pjesë e BE-së, do te rritet ndikimi gjeopolitik nga fuqi të tjera, tha ai.
Orban tha se ne dallim nga shtetet ballkanike Ukraina është vite drite larg nga anëtarësimi në BE. Sipas tij premtimi i BE-së për të filluar bisedimet e pranimit me Kievin ishte një gabim.
Komentet erdhën pasi Orban u rizgjodh si president i partisë nacionaliste të krahut të djathtë Fidesz për herë të 11-të radhazi.
Ekzekutivi i BE-së në fillim të këtij muaji rekomandoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën, duke thënë se qeveria e saj ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm të forcës institucionale, vendosmërisë dhe aftësisë për të funksionuar.
Pranimi i nje shteti te madh ne BE si Ukraina per hungarezet do të riorientonte sistemin e për shpërndarjen e fondeve për vendet anëtare.
Hungaria, ka kërcënuar se do të bllokojë një plan të BE-së për të ofruar një paketë ndihme katërvjeçare, prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.