Një ekip i përbashkët i OKB-së i udhëhequr nga OBSH vlerësoi spitalin për një orë pas pushtimit të tij nga ushtria izraelite. Ekipi deklaroi se gjetën prova të bombardimeve dhe po ashtu në hyrje të spitalit ishte një varr masiv, ku ishin varrosur 80 viktima.
Pas urdhrave të evakuimit të lëshuara nga ushtria izraelite, 300 pacientë të sëmurë rëndë, mbetën akoma në “Al-Shifa”, dikur spitali më i madh dhe më i avancuar në Gaza. OBSH tha se po përpiqej të organizonte evakuimin urgjent të pacientëve dhe stafit të mbetur në objektet e tjera në Gaza.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur një raporti në “Washington Post”, i cili thoshte se Izraeli, Hamasi dhe SHBA ishin në prag të një marrëveshjeje që parashikon lirimin e grave dhe fëmijëve të kapur nga Hamasi më 7 Tetor në këmbim të një pesë armëpushimeve ditore.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ende nuk ishte arritur një marrëveshje e tillë, por po punohej shumë për të arritur një marrëveshje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përjashtuar një armëpushim të plotë me Hamasin dhe tha se do të konsiderojë vetëm një armëpushim të përkohshëm në këmbim të kthimit të pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi./tvklan.al