Borrell thotë se ministrit izraelit i kërkoi përmbajtje ndaj civilëve

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka takuar ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz.

Në bisedën që kanë zhvilluar Borrell i ka kërkuar nikoqirit që të tregohen të kujdesshëm me popullatën civile në Gaza.

“Para se të largohem nga Tel Aviv dje, diskutuam me ministrin Gantz mbi situatën tragjike në Izrael, Gaza dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Borrell, përcjell KlanKosova.tv.

“Ritheksova solidaritetin e BE-së mbi sulmet e 7 tetorit dhe ngrita rëndësinë që të tregohet përmbajtje kundër civilëve në përgjigjen e Izraelit”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share