NË SAMIT PRITET TË MARRIN PJESË 76 DELEGACIONE
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, është shprehur i kënaqur nga dinamika e organizimit të Samitit të OSBE-së në Shkup. Sipas tij, pritet që pjesa më e madhe e Ministrave të marrin pjesë në Samitin e Shkupit, por për momentin ende nuk dihet nëse mes tyre do të jetë edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, përcjell Klan.
Ende nuk dihet se kush do ta udhëheq delegacionin e Rusisë në Samitin e OSBE-së në Shkup, duke marrë parasysh hapësirën e mbyllur ajrore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet fqinje për përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme ruse.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se kah mesi i javës së ardhshme do të dihet nëse Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, do të jetë i pranishëm në këtë Samit.
“Në Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së që do të mbahet nga 29 Nëntori deri më 1 Dhjetor në Shkup, do të marrin pjesë 76 delegacione nga vendet anëtare dhe partnere të OSBE-së dhe priten 1.000 mysafirë në delegacionet”, tha Osmani./KlanMacedonoia