VMRO: Mafia e kancerit po pasurohet – qeveria dhe prokuroria nuk duan ta zgjidhin çështjen e Onkologjisë

Prokuroria, sipas partisë më të madhe opozitare, po tenton të asgjësojë skandalin e Onkologjisë. Pas dy muajsh, siç thonë nga VMRO – DPMNE, nuk ka asnjë reagim, asnjë informacion, nuk hapet asnjë hetim, aq më pak akuza. Sipas kësaj partie, siç përcjell KlanM, qeveria aktuale dhe kryeprokurori i shtetit nuk kanë vullnet që ta zgjidhin çështjen e Onkologjisë.

“Në publik dhe media, si dhe në komisionin hetimor në Parlament, kanë dalë në dritë të dhëna rrëqethëse se në Onkologji u krijua një mungesë artificiale barnash, se terapia e shtrenjtë ishte blerë me shumicë nga grosistja e preferuar e qeverisë, se barnat ishin të dorëzuara pa protokoll dhe pa shënime, se një pjesë e terapisë ka përfunduar në tregun e zi, që nuk është përdorur softuer dhe nuk është përdorur asnjë sistem për të kontrolluar shpenzimet e terapisë së shtrenjtë, që pacientët nuk janë trajtuar siç duhet, nuk ka pasur termine dhe dhjetëra të dhëna të tjera të frikshme. Ky skandal i mishit të egër nxori në dritë të gjithë mafien e kancerit që u pasurua në kurrizin e të sëmurëve më të rëndë. Dhe tani në vend që Prokuroria të dalë me emra konkretë të fajtorëve, ata heshtin dhe përpiqen të njollosin të gjithë për të shpëtuar përgjegjësit e vërtetë. Nuk është gjë tjetër veçse një operacion i ri ‘kablloja ka faj'”, thonë nga VMRO-ja opozitare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share