Historia e palestinezit që refuzon të ikë nga Gaza

Pakestinezët e tjerë që janë zhvendosur brenda Gazës po jetojnë në kushte të vështira

Abdul Raouf Al-Farra, një palestinez me nënshtetësi polake, refuzon të largohet nga atdheu i tij në Gaza, edhe pasi lagjja ku ai banon në Khan Younis, u bombardua nga sulmet izraelite, duke i shkatërruar shtëpinë.

“Kjo xhami është vendi ku ne falemi. Ajo u godit me një sulm ajror rreth orës 23, unë dhe gruaja ime ishim në gjumë dhe ishte dita e parë që kisha ndërruar vendin ku flija. Nëse do të kisha fjetur në vendin tim të zakonshëm, do të kishim vdekur, unë dhe gruaja ime. Unë mbaj nënshtetësi polake, Polonia na kërkoi të largoheshim dhe unë refuzova. Unë i qëndroj kauzës sime, besoj në drejtësinë e kësaj kauze, njerëzit kanë 75 vjet që luftojnë për të rifituar të drejtat e tyre”.

Në vitin 2010 ai mori nënshtetësinë polake ndërsa fëmijët e tij vijojnë të jetojnë në këtë shtet, por ai nuk ka ndërmend t’iu bashkohet atyre.

“Ata kanë sulmuar xhamitë, spitalet, nuk ka vend të sigurt në Rripin e Gazës. Ata mendojnë se në këtë mënyrë ata mund të zhvendosin njerëzit tanë. Populli ynë do të qëndrojë në këtë tokë, dhe Izraelitët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen.”

Ai shprehet se Tel Avivi po kryen Genocid në Gaza.

“Populli ynë palestinez ka vuajtur shumë nga këto sulme është pushtimi më i keq në gjithë njerëzimin, kjo që po bën Izraeli është spastrim etnik, familje të tëra janë asgjësuar, janë fshirë nga regjistrat. As Lufta e Dyte Botërore nuk ka dëshmuar kaq masakra dhe shkatërrim, por ne po qëndrojmë në këtë tokë, njerëzit tanë do të ngrihen nga vuajtjet, dhe do t’i dëbojmë izraelitët me mbështetjen e Zotit.”

Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, ndryshe nga Al Farra të tjerë kanë vendosur të zhvendosen brenda vendit.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit, shumica e dyqaneve ushqimore në Gazën jugore janë mbyllur, gjë që u ka dhënë një goditje të rëndë personave të zhvendosur brenda vendit që nuk kanë ku të gatuajnë.

Kështu banorët vendas po ndërtojnë kuzhina të improvizuara buzë rrugës, me çfarëdo që kanë në dorë, për të bërë disa ushqime bazë.

“Ne bëjmë soba prej balte për njerëzit gjatë kohës së luftës. Në këtë situatë të vështirë, ne i kemi mbyllur pastiçeritë dhe po jetojmë një jetë të vështirë, kështu që kemi filluar t’i bëjmë këto soba prej dheu për të plotësuar nevojat themelore të njerëzve.”

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share