Në Izrael familjet e pengjeve akuzuan qeverinë për dështim në arritjen e një marrëveshje
Amnesty International organizoi një demonstratë me manekinë të mbështjellur me pëlhura të bardha jashtë Shtëpisë së Bardhë të cilët përfaqësonin vizualisht trupat e mijëra palestinezëve që kanë vdekur që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.
Protestuesit vendosën trëndafila dhe qirinj mes tyre ndërsa kërkuan që presidenti i SHBA, Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konflikt. Grupi i bënte thirrje qeverisë izraelite që të lejonte ndihmën humanitare në Gaza .
Ndërkaq oficerët e policisë së Kapitolit të SHBA-së u përleshën me dhjetëra demonstrues që u mblodhën jashtë selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington të për të kërkuar një armëpushim në Gaza.
Gjashtë prej tyre u plagosën pasi protestuesit hidhnin mjete të rënda ndaj tyre. Oficerët i shtynë dhe i tërhoqën protestuesit në përpjekje për t’i larguar nga zona. Policia përdori gjithashtu spraj me piper dhe shkopinj gome.
Ndërkaq protesta paqësore u mbajtën edhe në Londër. Rreth 200 njerëz u mblodhën jashtë Doëning Street në Londër teksa mbanin në duar qirinj, ndërsa kërkuan të ndalen bombardimet dhe vrasja e civilëve të pafajshëm. Protesta u mbajt disa orë përpara se 56 ligjvënës laburistë, të votonin për të kërkuar nga qeveria thirrjen për një armëpushim në konfliktin Izrael-Hamas.
Demonstruesit dhe anëtarët e familjeve të pengjeve izraelite u mblodhën gjithashtu edhe në Tel Aviv duke i kërkuar qeverisë të marrë një marrëveshje të menjëhershme.
“Ne erdhëm për t’i thënë qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes se ne duam që familjet tona të dashura të kthehen në shtëpi tani. Çdo qeveri në botë supozohet të mbrojë qytetarët e saj. Qeveria izraelite nuk e bëri detyrën e saj. Prandaj, është përgjegjësi e qeverisë izraelite të kthejë ata.”
Nga ana tjetër një burrë rreth të 50-ave u arrestua pasi një makinë u përplas në një barrikadë pranë hyrjes së ambasadës izraelite në Tokio ku mbeti i plagosur një oficer policie. Oficerët e policisë bllokuan zonën përreth ku një makinë e zezë dëmtoi hyrjen e ambasadës.
Javët e fundit janë mbajtur disa demonstrata pro-palestineze jashtë ambasadave izraelite në mbarë botën, përfshirë në Tokio, në shenjë proteste kundër bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Klan News