Është zbuluar një laborator për prodhimin e marihuanës pas bastisjes së forcave policore në Shkup, përcjell KlanM. Siç njoftojnë nga MPB është arrestuar edhe një 44 vjeçar nga Shkupi.
“Sot (15.11.2023) në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm kanë privuar nga liria D.K.(44) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një laborator për prodhimin e marijuanës me rreth 150 fidanë, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera, si dhe disa shiringa me lëndë kafe, marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.
Personi i arrestuar është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia