Një nigeriane ka hyrë në rekordet Guinness për krijimin e parukes më të gjatë të punuar me dorë.
Helen Williams arriti të punonte një paruke 351.25 metër të gjatë. Asaj iu deshën 11 ditë dhe 2500 Dollarë për ta përfunduar. Gjatë procesit ajo përdori 1000 tufa flokësh, 12 shishe me spraj, 35 tubetë me ngjitës dhe 6250 karfica.
“Kjo arritje është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur. Ende s’mund ta besoj”, tha ajo.
Edhe pse punon prej 8 vitesh në këtë profesion, William tha se nuk ishte e lehtë pasi “ndihej e rraskapitur” gjatë procesit.
“Familja dhe miqtë më inkurajonin. Nuk doja t’i zhgënjeja kështu që ruajta fokusin. Rezultati është paruka më e gjatë në botë e punuar me dorë”, shprehet ajo.
Pasi e përfundoi, gjetja e një vendi për ta shtruar dhe matur ishte e vështirë. Për këtë, ajo zgjodhi një autostradë që lidh Lagos dhe Abeokuta.
Rekordet Guiness e konfirmuan lajmin të martën. Williams e ka ekspozuar parukën në zyrën e saj kështu që çdokush mund ta shohë veprën e saj./tvklan.al