TË PREMTEN KUNDËR ITALISË, NË SHKUP KUNDËR ANGLISË
Përfaqësuesja A, ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”, kundër Italisë në Romë dhe Anglisë në Shkup. Ekspedita e Maqedonisë së Veriut sot pasdite ka udhëtuar për në Romë
Maqedoninë e Veriut e presin dy ndeshje me “gjigandët” e futbollit evropian. Padyshim se motivimi nuk do të mungojë.
Tihomir Kostadinovi, pas lëndimit të rëndë që e largoi nga fusha gati një vit, u kthye në përfaqësuese. Futbollisti 27-vjecar i ekipit polak Piast Glivice, thotë se në ndeshjet me Italinë dhe Anglinë, angazhimi dhe motivimi nuk do të mungojë.
“Na presim dy ndeshje jashtëzakonisht të vështira kundër kombëtareve të forta, por shkojmë që të luajmë mirë dhe të nxjerrim rezultat pozitiv . Mendoj se në pret një ndeshje e vështir dhe ndryshe nga ajo në Shkup. Detyra jonë është luajmë si ekip të vdesin për njëri-tjetrin dhe normalisht duke i respektuar detyrat e stafit teknik dhe seleksionuesit dhe mendoj që sipas kësaj mund të nxjerrim rezultat të mire” – tha Tihomir Kostadinovi.
Bojan Miovski futbollisti i Aberdinit në kampionatin skocez, thotë se Maqedonia e Veriut gjithmonë ka dhënë më të mirën kundër ekipeve të forta. Shpreson se edhe kësaj radhe do të jetë ashtu.
“Është gjithmonë mirë kur luajmë kundër përfaqësueseve më të mira, të shohim se në çfarë niveli jemi dhe mendoj se është koha e duhur, nuk kemi presion dhe kemi rezultate të shkëlqyera me Italinë në ndeshjet e fundit. Ne do të garojmë, duhet të presim rastet tona në kundërsulme, është normale që ata të kenë më shumë posedim dhe kontroll mbi lojën, por ne do të përpiqemi t’i befasojmë” – tha Bojan Miovski.
Ndeshja Itali – Maqedoni e Veriurt zhvillohet të premten me fillim në ora 20:45, në stadiumin “Olimpiko” në Romë, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra nga Gjermania. /KlanMacedonia/