OPOZITA: ANTIDEMOKRATIK QË DRAFTI MBAHET I FSHEHTË
E quan draftstatutin e fundit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të pakrahasueshëm me versionet e mëparshme duke arguementuar se I njëjti e pranon shtetin e Kosovës.
Por kryeministri Kurti deri më tash ende nuk e ka bërë publik këtë raport duke u arsyetuar se këtë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideron antidemokratike që ky draft të mbahet fshehtë nga opinion publik.
”Është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme” – tha Enver Hoxhaj.
Një draft së fundmi është publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me atë të BE-së duke thënë se e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.
E Hoxhaj heziton ta komentojë pa e parë parë versionin zyrtar.
”Pikërisht themelimi I Asociacionit sipas palës serbe do të jetë temë kryesore e takimit të së enjtes në Bruksel. Pala kosovare ka konfirmuar pjesëmarrjen duke mos komentuar temat. Megjithatë kryeministri Albin Kurti insiston që të nënshkruhet plani I BE-së ku është I përfshirë Asociacioni si dhe zbatimi edhe I pikave të tjera të marrëveshjeve të Brukselit” – tha Enver Hoxhaj- Deputet i PDK-së.