Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkojë në stadium me Kurtin?

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kampanjen kualifikuese për “EURO 2024”.

Në “Air Albania”, kombëtarja “Kuq e zi” do të ketë punë me Ishujt Faroe.

Herën e fundit kur luajti Shqipëria në këtë stadium, dy kryeministrat ai shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti, e ndoqën larg njëri-tjetrit.

E lidhur me këtë Rama u pyet në Report TV, nëse do të jetë i ulur krah Kurtit nëse ky i fundit do të shkojë sërish në stadium.

“Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë?”, tha ai.

“Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, theksoi Rama.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë pati deklaruar se nuk e dinte se homologu i tij nga Kosova, do të vine në stadium, më 12 tetor, kur “kuqezinjtë” e mposhtën Çekinë ne rezultat 3:0.

Marrëdhëniet mes tyre, nuk janë të mira, pasi Edi Rama, ka pasur qëndrim goxha kritik për sjelljen e Albin Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët, duke e akuzuar edhe se e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share