“Titanik 2”: Shpëton Mijallkovi – për të tjerët dënime me kusht!

NDRYSHIMET NË KODIN PENAL VJETËRSUAN LËNDËN

Ish-Shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov lirohet, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, me dënime me kusht. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit, për rastin “Titanik 2” të ish-PSP-së, përcjell KlanM. Të akuzuarit ishin ankuar për dënimet me dy vite burg të shqiptuara nga Gjykata Themelore Penale.

Sipas vendimit të Apelit, tërësisht shfuqizohet dënimi me burg dhe akuza për Mijallkovin, për shkak se, siç thuhet, vepra penale është vjetëruar.

“Duke marrë parasysh pohimet e theksuara në seancën publike se ka ndodh vjetërimi absolut i veprës penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm, pas shqyrtimit të dokumenteve, ankesës ndaj aktvendimit, konstatohet vjetërimi i veprës penale për ndjekje penale”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Dënimet me dy vite burg për të akuzuarit tjerë, Gjykata i zëvendësoi me dënime me kusht. Nëse në katër vitet e ardhshme Menduh Thaçi, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkovski, e përsërisin veprën cënimi I të drejtës zgjedhore, do t`u aktivizohen dënimet me burg./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share