Kovaçevski: FMN-ja njeh dhe mbështet përpjekjet tona për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, sot kanë zhvilluar një takim me  delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga shefi i misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhak Minian, shefi i ri i misionit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anet Kube, Drejtor alternativ i ekzekutivit të Misionit, Luk Drese.

Bashkëpunimi i deritashëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut me FMN-në ishte në fokus të takimit të sotëm, ku u konfirmuan bashkërisht  përkushtimet e të dyja palëve, se bashkëpunimi duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Kovaçevski, në emër të Qeverisë, falënderoi FMN-në për njohjen dhe mbështetjen e politikave ekonomike të qeverisë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të vendit, me të cilën ky institucion financiar ndërkombëtar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe harmonizimin e kuadri ligjor dhe rregullator me standardet e BE-së, i cili është kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në familjen evropiane.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se përcaktimi kryesor i Qeverisë në afat të mesëm është që të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, konsolidim fiskal dhe zbatim të reformave strukturore. Ai theksoi se vetëm financat publike të qëndrueshme mund të sigurojnë rritje dhe zhvillim afatgjatë të vendit, përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve, gjë që është vendimtare që vendi të ecë përpara në rrugën e integrimeve evropiane.

Në takim u tha bashkërisht se FMN do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për uljen e mëtejshme të deficitit buxhetor, luftën kundër inflacionit, mbrojtjen e stabilitetit financiar, përmirësimin e standardit të jetesës duke rritur investimet, rritjen e produktivitetit dhe përshpejtimin  e tranzicionit të gjelbër.

Takimi u mbajt pas përfundimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend për nenin IV në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këto misione mbahen një herë në vit, brenda të cilave skanohet kuadri makroekonomik, si dhe menaxhimi i politikës fiskale dhe monetare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share