“Na marrshin pleshtat” – Ahmeti nga Çairi: BDI ka themelet në gjakun e idealistëve dhe misionarëve të kombit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka mbajtur eventin promovues të projekteve të sekretariateve partiake të kësaj dege, ku kanë qenë të pranishëm edhe krerët e partisë. Ali Ahmeti, kryetar i kësaj partie, në fjalën e tij ka deklaruar se BDI është parti e organizuar mirë dhe se para saj ka shumë sfida të rëndësishme. 

Sipas Ahmetit, që nga themelimi i BDI-së, ka pasur tentime për ta zhbërë e përçarë atë, por që, siç thotë ai, nuk ia kanë arritur. Kjo organizatë, sipas Ahmetit, nuk shuhet.

“BDI, themelet i ka tek gjaku i idealistëve dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është e etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar. BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progres dhe e tillë do mbetet gjithmonë”, është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share