Borrell: Zgjerimi i BE-së, pengesë raportet Kosovë – Serbi!

Kurti nga Vjena: Të shtohen presionet ndaj Beogradit

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në diskutimin me kryediplomatët rajonalë për zgjerimin e bllokut evropian, ka përmendur si “pengesë” marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht ngecjet në dialogun që lehtëson Brukseli.

Borrell është shprehur se “dinamika që do të inicojë Ukraina” në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit në BE do të përkthehet në përparim edhe për të gjitha vendet që kanë kandidaturat e tyre për hyrje në bllokun evropian.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, tha Josep Borell.

Ndërsa kryeministri  Albin Kurti, nga Vjena ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik, ka thënë se marrëveshjen e 27 shkurtit të Brulselit dhe  Aneksin e zbatimit në Ohër, Serbia kishte refuzuar ti nënshkruante duke thënë se marrëveshjen e pranon në koncept, por jo edhe në përmbajtje.

Sipas tij kjo e vështirësoi situatën në terren. Ka kërkuar më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.

“Kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve tanë dhe gazetarëve, pastaj rrëmbimi i policëve dhe në fund vrasja e policit kosovarë në Banjskë nga sulmi terrorist. Eskalimi ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore nuk ishte nënshkruar asgjë madje as në margjinat e Këshillit të Evropës”, tha Albin Kurti.

Serbia sipas tij është fqinji më i madh për çka përbën edhe rrezik sigurie duke përmendur nevojën për integrim evropian.

Ka deklaruar se nënshkrimi i njohjes defacto, në mënyrë të dyanshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share