Arrestohen në flagrancë tre persona, transportonin tre thasë me lëndë narkotike drejt Tiranës

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në fshatin Gocaj të Lezhës, teksa po transportonin drejt Tiranës tre thasë me kanabis.

Ata u ndaluan për kontroll nga policia teksa po udhëtonin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën tre thasë më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Në pranga ranë E. M., 32 vjeç,  D. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë të cilët akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe katër celularë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share