Ish-Kryeministri Cameron emërohet Sekretar i Jashtëm i Britanisë në qeverinë e Sunak

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, është emëruar Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe në qeverinë e Rishi Sunak.

Cameron, i cili ka qenë Kryeministër i Britanisë në periudhën 2010-2016, ka marrë postin e ministrit të Jashtëm në vend të James Cleverly, raporton The Guardian.

Ky i fundit është emëruar në postin e Sekretarit të Brendshëm, duke zëvendësuar Suella Braverman, e cila u shkarkua nga Kryeministri Rishi Sunak, i cili i kërkoi largimin e saj nga qeveria. /tvKlan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share