OBSH humb komunikimin brenda spitalit në Gaza, Netanyahu hedh poshtë thirrjet për armëpushim

Sulmet izraelite goditën qytetin e Gazës deri mëngjesin e së dielës, ndërsa tanket izraelite rrethuan spitalin më të madh në Gaza Al-Shifa.

Ushtria izraelite ka rënë dakord për të ndihmuar në evakuimin e foshnjave nga spitali kryesor i Gazës. Shqetësimet nga mjekët për dhjetëra të porsalindur në spitalin Al-Shifa janë në rritje pasi dy prej tyre humbën jetën për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Të paktën 20 foshnjave po mbahen në një repart kirurgjik në spital ndërsa kanë nevojë për trajtim me oksigjen që nuk është i disponueshëm.

Ushtria izraelite akuzon Hamasin për përdorimin e tuneleve nën spital si qendër komandimi, gjë që militantët e mohojnë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ka humbur komunikimin brenda spitalit al-Shifa, ndërsa ka bërë sërish thirrje për armëpushim humanitar.

Një mjek palestinez, i cili është ndër të paktët që kanë mbetur ende në spitalin Al Shifa, thotë se spitali më i madh i Gazës është kthyer në një “zonë lufte”.

“Situata aktuale është katastrofike, që mbrëmë kanë bombarduar vazhdimisht spitalin Al Shifa dhe zonat përreth. Ata filluan të sulmojnë klinikat dhe tani spitali është krejtësisht jashtë shërbimit. I kemi ftuar të gjithë të vijnë dhe të shohin spitalin Al Shifa për të parë se çfarë po ndodh brenda”.

Në një fjalim televiziv, kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë sërish thirrjet ndërkombëtare në rritje për një armëpushim nëse lirohen 240 pengjet e kapur nga Hamasi.

Ndërkaq nëntë civilë u vranë dhe  disa mbetën të plagosur në veri të Gazës. Palestinezët që udhëtojnë nga veriu për në Gazën jugore vijojnë eksodin e tyre ndërsa ecin me orë të tëra në këmbë ose me karroca të tërhequra nga gomarët pasi ushtria izraelite ndaloi përdorimin e makinave.

“Kjo është shpërngulje. Në vitin 1948 ka qenë shumë e vogël, nuk është asgjë në krahasim me këtë. Tanimë masakrat janë të mëdha janë goditur shtëpitë, nuk ka mbetur njeri. Rruga është shumë e vështirë, duhen nga dy deri në tre orë e gjysmë ecje, ka fëmijë, të rinj, ka të sëmurë dhe të lënduar, nuk mund të ecin për distanca të gjata”.

Më shumë se 11,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 Tetori nga të cilët më shumë se 4,500 ishin fëmijë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur nën rrënoja dhe janë plagosur. Bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor janë intensifikuar që nga 7 tetori. Gati 40 bastisje në kryen, një rritje shumë herë më e madhe që nga fillimi i vitit .

Ndërkaq, ministri izraelit i Mbrojtjes ka paralajmëruar milicinë libaneze Hezbollah, se Izraeli mund të bëjë në Bejrut atë që po bën në Gaza, ndërsa u shpreh se grupi i mbështetur nga Irani mund ta tërheqë Libanin në luftë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share