Borrell nesër kryeson mbledhjen BE-Ballkani Perëndimor: Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të kryesojë nesër takimin BE- Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministrat e Jashtëm të regjionit.

Në njoftim është thënë se ndër temat e diskutimit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”.

“Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share