OSMANI: PUNOHET PËR ORGANIZIMIN E NJË FORUMI BIZNESI SHBA-RMV
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes rrjeteve sociale vazhdon ta promovojë Dialogun Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA dhe përfitimet nga ky dialog për qytetarët e vendit, njofton KlanM.
Përmes hashtagut tashmë të njohur #AeDiniSe, Ministri Osmani njofton se po punohet në fushën “Tregtia dhe Investimet”.
Paralajmëron Forum biznesi RMV-SHBA, por dhe linjë direkte ajrore Shkup – Njujork.
”Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e cila do të rezultojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit” – tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Gjatë ditës së djeshme, sic njofton KlanM, Ministri Osmani, përmes një postimi gati identik në Facebook, njoftoi se një nga fushat në kuadër të Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA, është edhe heqja e regjimit të vizave nga ana e SHBA-së për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA, sic njofton KlanM, u mbajt më 2 qershor të vitit 2022 në Uashington. Dialogu ishte lansuar nga Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, me çka u hap kapitulli i ri në marrëdhëniet dypalëshe Shkup – Uashington. /KlanMacedonia/