Përmbytje në veri të Francës

Autoritetet në gatishmëri të lartë, 200 shkolla janë të mbyllura

Shirat e dendur në veri të Francës kanë bërë që lumenjtë të vërshojnë dhe të përmbytin shtëpi dhe biznese.

Qindra banorë janë evakuar, disa prej të cilëve kanë gjetur edhe zgjidhje mjaft origjinale.

I tillë është edhe rasti i këtij fermeri francez i cili me traktorin e tij ndihmon në transportimin e banorëve drejt zonave të sigurta.

“Do ta marrim këtë vajzë  dhe do ta çojmë në shtëpi sepse është e pamundur të kalosh në këmbë. Niveli i ujit do të ngrihet ende dhe komuna është plotësisht e përmbytur”.

Ai shprehet se kurrë nuk ka parë përmbytje në përmasa të tilla që kur u transferua në 2010 në qytetin e Enquin-sur-Baillons, në rajonin Pas-de-Calais, që prej ditësh është është goditur nga moti i keq.

Ministri i Mjedisit Christophe Bechu ka bërë me dije se në dhjetëra qytete do të shpallet fatkeqësia natyrore dhe banorët e prekur do të përfitojnë ndihma nga shteti.

Pas Tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë shtete të Evropës.

Një paralajmërim i ri për motin është lëshuar për rajonin e Toskanës në Itali dhe përgjatë kufirit francez në Belgjikë.

  • Klan News
Lexo gjithashtu
Total
0
Share