Shkëndija pas dy barazimeve me AP Brera dhe Voska Sport në xhirot e 11-të dhe 12-të, si dhe disfata nga Struga Trim Lum në xhiron e 13-të, por edhe eliminimi nga garat e Kupës, skuadra kuqezi sot përfundimisht i gëzoi tifozët me fitoren kundër ekipit të Tikveshit nga Kavadari. Në këtë ndeshje ekipi kuqezi dominoi gjatë gjithë 90 minutave por realizoi vetëm një gol, me autor Bruno Dita në minutën e 15-të. Në fakt pikërisht Bruno Dita ishte edhe figura qendrore e kësaj ndeshje pasi goli i tij vendosi epilogun e kësaj përballje . Pas ndeshjes autori i golit tha se më e rëndësishme është fitorja dhe tre pikshi, ndërsa nuk ka rëndësi se kush shënon, por ai ishte mjaftë i shqetësuar me lajmin për vdekjen e futbollistit të Egnatia, Rafael Duamena
“Në radhë të parë dua ta nis me lajmin siç e morëm veshtë menjëherë pas ndeshjes ajo që ndodhi në Shqipëri rasti i Dwamnea, është shumë rëndë për ne lojtarët. Shprehim ngushëllime familjes dhe qëndrojmë afër edhe ekipit të Egnatias me të vërtet është shumë e rëndë.
Për sa i përket ndeshjes së sotme me rëndësi ishte fitorja, tre pikshi ia arritëm edhe të stërvitemi këto dy javë maksimum për ndeshjet tjera”, deklaroi futbollisti Bruno Dita.
Shkëndija pas ndeshjes së sotme me Tikveshin në 14 ndeshjet e zhvilluara ka 8 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata me gola-verazh 18 -10 dhe 28 pikë të grumbulluara./KlanMacedonia