Lufta në Ukrainë: Kievi u godit nga sulmi i parë ajror në 52 ditë, thonë autoritetet

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se “shpërthime të forta u dëgjuan” në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Informacioni paraprak sugjeron se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin në gjendje të kapnin raketat, tha Klitschko.

Banorët janë urdhëruar të strehohen në strehimoret e sulmeve ajrore.

Sulmet erdhën pasi Presidenti Volodomyr Zelensky shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të Khersonit nga Rusia.

Duke folur me banorët e qytetit, ai i vlerësoi ata që “frymëzuan botën me rezistencën e tyre”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kurse në Odesa, rrethi bregdetar rreth 442 kilometra nga Kievi, pati raportime për të paktën dy sulme me raketa.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share