Izraeli mohon të ketë shënjestruar spitalin Al-Shifa

Ushtria izraelite thotë se nuk po synon spitalin Al-Shifa dhe se po i mban të hapura korridoret për njerëzit që duan të largohen.

Në një deklaratë këtë pasdite, kolonel Moshe Tetro nga Cogat tha se nuk ka të shtëna në spital dhe nuk ka rrethim.

Forcat izraelite kanë rrethuar praktikisht spitalin Al-Shifa, por Kol Tetro shtoi se ana lindore mbetet e hapur për njerëzit që duan të largohen.

“Për më tepër, ne mund të koordinojmë këdo që dëshiron të largohet i sigurt nga spitali” shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli po përpiqet të bindë sa më shumë njerëz që të largohen nga spitali dhe mjediset e tij.

Sipas disa raporteve një numër i konsiderueshëm i civilëve që janë strehuar atje për javë të tëra janë larguar tani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share