SHGM: Kjo mund të kuptohet si thirrje e gjykatëses ndaj ekzekutivit për përballje me mediat kritike
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka reaguar sot ndaj letrës së gjykatëses Jovanka Spirovska Paneva, ku ka elaboruar vendimin që ka marrë në rastin “Feroinvest” kundër IRL-së.
Pendarovski ka shkruar në reagimin e tij se, përpjekjet për etiketim e diskreditim të gazetarëve, nuk çojnë në zhvillim demokratik, duke shtuar se, gazetaria është një profesion i lirë dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe organizatat mediatike.
“Publiku ka të drejtë të informohet menjëherë dhe saktë për të gjitha çështjet e rëndësishme të një shoqërie që kanë të bëjnë me interesin publik. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të presin që gjyqtarët kur vendosin të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për temat me interes publik dhe për t’i dhënë përparësi interesit publik mbi interesin individual, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që i shqetësojnë ata. shumica e madhe e shoqërisë. Në një rast të tillë, është në interes të publikut që publiku të informohet për faktet relevante me rëndësi për ato çështje”, është deklaruar presidenti Pendarovski.
Ndaj letrës së gjykatëses ka reaguar ashpër edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, prej ku kanë thënë se, kjo mund të interpretohet si thirrje e gjykatëses drejtuar pushtetit ekzekutiv për përballje institucionale me mediat kritike.
“Gjykatësja Paneva në elaborimin e aktgjykimit, e konteston statusin e gazetarëve të IRL-së dhe pretendon se IRL nuk është media, përkatësisht IRL nuk është shoqatë për raportim gazetaresk. IRL nuk ka as cilësi të medias, si mjet për informim publik sipas ligjit për media, ndërsa anëtarët e së njëjtës nuk kanë cilësi të gazetarëve dhe as nuk mund të bëjnë emisione gazetareske me qëllim të informimit të publikut, të paraqiten si gazetar apo të merren me zhanrin e gazetarisë hulumtuese dhe e gjithë këtë ta publikojnë përmes mjeteve të informimit publik”, thonë nga SHGM.
SHGM paralajmëroi se, do të iniciojë paraqitje në Platformën e Këshillit të Evropës për këtë procedurë gjyqësore, për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve.
Kujtojmë se, me aktgjykimin e shpallur më 24 tetori, biznesmeni dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev fitoi kontestin në Gjykatën Civile të Shkupit kundër redaksisë IRL dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovska për akuzat e bëra në hulumtimin “Konspiracion kundër ajrit”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Jovanka Spirovska-Panceva, IRL dhe Cvetkovska janë përgjegjëse për shpifje, duke paraqitur fakte të pavërteta në episodin e parë të hulumtimit “Konspiracion kundër ajrit” të transmetuar më 16 maj 2021 në RTVM.
Ndërkohë, të premten, gjykatësja ka dërguar elaborimin me shkrim të aktgjykimit të saj./KlanMacedonia