Këngëtari dhe aktori fitues i Oskarit, Jared Leto, u ngjit në ndërtesën ikonë të Empire State Building të Nju Jorkut për të njoftuar turneun botëror të grupit të tij, “Thirty Seconds to Mars”.
Kjo video me dron, tregoi Leton duke u ngjitur në kullën e famshme e duke përdorur një litar. Pasi përfundoi ngjitjen në ndërtesë mediat e huaja shkruajnë se Leto ka kënduar në majë të ndërtesës ikonike.
Në një intervistë për emisionin “Today ”, 51 vjeçari u shpreh se ngjitja në ndërtesë nuk ishte aspak e lehtë.
“Isha më shumë i emocionuar se sa i nervozuar, të them të drejtën. Por duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte.”- u shpreh ai.
Turneu “Thirty Seconds to Mars Massive Seasons 2024” është turneu i parë i grupit në pesë vjet dhe pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Buneos Aires.
Klan News