Mijëra ikin nga spitali më i madh i Gazës pas bombardimeve

Mijëra njerëz të strehuar në një spital verior të Gazës janë larguar pas shpërthimeve aty pranë, kanë thënë të evakuuarit që janë larguar nga zona.

Mjekët në spitalin al Shifa, më i madhi i Gazës, ishin të paarritshëm për shkak të ndërprerjeve të lidhjes së telefonit dhe internetit, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.

Spitali kishte strehuar rreth 80 mijë njerëz që përpiqeshin t’i shpëtonin betejave të rënda tokësore dhe sulmeve ajrore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share