Raporti i Progresit: Sërish përplasje VMRO DPMNE – LSDM!

Opozita: Fronti i BE-së, i rremë, LSDM: Opozita bllokuese e progresit

Qeveria dëshmoi qartë se Fronti për BE është front i rremë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke vlerësuar se për Raportin e Progresit të KE-së, përgjegjësia bie mbi qeverinë për “notat e dobëta”, kurse adresa për ngecje të progresit duhet të kërkohet në Rrugën e Ilindenit.

“Është e qartë se në eurointegrimet, problem më i madh u bë korrupsioni dhe sistemi jofunksional nga problemet dypalëshe që i ka Maqedonia. Kot Osmani fshehet pas opozitës, kot Mariçiqi drejton gishtin drejt VMRO-DPMNE-së. LSDM-BDI para pesë vite premtuan reforma dhe ligje të reja dhe sot e kësaj dite nuk kanë realizuar”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Por, socialdemokratët vazhdojnë të insistojnë se Raporti i KE-së konfirmon se përkundër obstruksioneve të opozitës, Maqedonia e Veriut vazhdon t`i përmbush kushtet për vazhdimin e negociatave për BE dhe se ka progres në 81% të kapitujve.

“KE-ja thotë se bllokuesit e progresit të Maqedonisë janë DPMNE-ja dhe “Levica”. Është disfatë për DPMNE-në që në Raport thuhet se – Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE aktivisht ka bllokuar punën parlamentare, që ishte një pengesë e rëndësishme për progresin”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

LSDM-ja thotë se krahas Raportit, për vendin me rëndësi është plani i publikuar për rritje të ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së.

Sipas tyre, në dispozicion të Maqedonisë së Veriut janë 1 miliardë euro kurse deri në Prill 2024 qëllimi është të bëhet transferimi i parë i mjeteve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share