Derbi i dy skuadrave të fundit në qendër të vëmendjes
Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, zhvillohet derbi i dy skuadrave që aktualisht mbajnë dy pozitat e fundit në tabelë, Vardari që ka 11 pikë dhe Voska Sport me 13 pikë, që do të thotë se pikët janë jetësore për të dyja skuadrat.
Ekipi i Voska Sport në ndeshjet e fundit ka treguar lojë cilësore por kanë munguar fitoret si në Gostivar, Tetovë dhe Ohër, por kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës jep shpresë se do të vijojë seria e rezultateve pozitive.
“Ky është futbolli, thjeshtë nuk kemi kohë për të festuar. U kualifikuam në gjysmëfinale kjo është punë e madhe. Vazhdojmë më tutje me një ndeshje shumë të vështirë kundër Vardarit, jemi të vetëdijshëm për këtë pasi një herë jemi ballafaquar me ato, ndeshjen e parë e fituam. Unë shpresoj se do të gjejmë forcë të japim maksimumin dhe të nxjerrim rezultat pozitiv në Shkup”, tha Miljan Radoviq, trajner i Voska Sport.
Në Strumicë takohen AP Brera – Struga Trim Lum. Kampionin në fuqi tanimë ka lënë pas fitoren ndaj Shkëndijës pasi e gjithë vëmendjen e ka kthyer te ndeshja e nesërme në Strumicë për t’iu revanshuar Brerës për disfatën në rrethin e parë.
Shkëndija pas disa zhgënjimeve në xhirot e fundit të shtunën kundër Tikveshit me lojë të mirë do të mundohet t`i bind tifozët se do t`i kthehen fitores.
Gostivari në ndeshjen kundër Bregallnicës vetëm duhet të dëshmojë se rezultatet e fundit nuk ishin të rastit.
Në Gjorçe Petrov skuadra zhvillohet derbi I dy skuadrave fqinje Makedonija Gj.P – Rabotniçki, ndërsa të dielën në Kratovë Sileksi takohet me liderin e tabelës FC Shkupi.
Të gjitha takimet fillojnë në ora 13:00.
Java e 14-të, takohen
Vardari – Voska Sport
AP Brera – Struga trim Lum
Shkëndija – Tikveshi
Gostivari – Bregallnica
Makedonija Gj.P – Rabotniçki
Sileksi – Shkupi
KlanMacedonia