Në çantën e shkollës kishte marihuanë – arrestohet nxënësja

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Më datën 09.11.2023 në ora 18:30 minuta nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kisella Vodë nga liria është privuar 17-të vjeçarja e mitur, tek e cila gjatë kontrollit të çantës shkollore të shpinës, i kryer në oborrin e shkollës në rajonin e Kisella Vodës, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Në prezencë të prindit, avokatit dhe inspektorit për delikuencë e të miturve me atë është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor, ku ajo e ka sqaruar veprën.

E mitura i është dorëzuar prindit, për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share