Taravari, kryeministër për 100 ditë? – Elmi Aziri sqaron situatën

Aleanca për Shqiptarët nuk diskuton çështje hipotetike, thotë Elmi Aziri, i cili në Klan Debat mohoi ofertën e qarkulluar në media, se Ahmeti ia ka ofruar Taravarit pozitën e kryeministrit.

“Atë që e pamë ishte që nga kryetari i BDI-së, zotit Taravari i është propozuar pozita e kryeministrit për 100 ditëshin e fundit. Kryetari i partisë sonë u prononcua dhe diskutimi u mbyll. Nuk ka pasur ofertë të tillë, nuk është çështje. Nuk e dimë  nga ka dalur e prej nga buron ky informacion”, u shpreh shkurt Elmi Aziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share