ASH në zgjedhje – me opozitën, me BDI-në apo e vetme?

Elmi Aziri në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin deklaroi se organet e ASH-së ende nuk kanë vendosur se me kë dhe në çfarë mënyre do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo presidenciale. Sipas tij, ka pasur diskutime në kryesi të partisë, por që vendimin përfundimtar, sipas tij, e sjell Kuvendi partiak si organ më i lartë mes dy kongreseve.

Diskutimi për këtë çështje nuk ka përfunduar ende. Ka ide të ndryshme, por disponimi është që në zgjedhje të shkohet vet, pa koalicion me opozitën apo me partnerët qeveritarë.

Sipas Azirit, për ASH-në nuk ka rëndësi nëse zgjedhjet parlamentare mbahen bashkë me ato presidenciale apo nëse mbahen veçmas. ASH, siç thotë ai, është e përgatitur për çdo sfidë në jetën politike dhe zgjedhore.

Aziri shtoi se nuk ka ofertë zyrtare nga opozita shqiptare për të garuar bashkë në zgjedhje. Ka pasur thirrje publike, por sipas tij, vetëm deklarative./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share