Marrëveshja Shqipëri-Itali, Varhelyi: Model interesant

Eurokomisioneri vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve: Të gatshëm të kontribuojmë

Grupi prej 60 eurodeputetësh të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian i quajtur Grupi për Identitet dhe Demokraci kane ngritur çështjen e marrëveshjes për kampet e pritjes së refugjatëve e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në emër të këtij grupi, eurodeputetja italiane e partisë Lega nord Anna Bonfriso pyeti komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi nëse kjo marrëveshje është në përputhje me traktatet evropiane në fushën e sigurisë së BE-së.

“Ju zoti komisioner folët për një ambjent të sigurtë që duhet ta mbrojmë ndaj Shqipëria mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Mendoj se çdo përpjekje për bashkëpunim në këtë fushë para anëtarësimit të ketij shteti në BE është pozitive. Ju mendoni se marrrëveshja e arritur se fundmi mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për bashkëpunim në kontrollin e verifikimin e emigrantëve të paligjshëm që shpëtohen në det që duhet të zhvillohet në territorin shqiptar është në përputhje me traktatet evropiane?”

Komisioneri tha se paraprakisht kjo marrëveshje mes kryeministrave Rama e Meloni i dukej një model interesant bashkëpunimi.

“Po analizojmë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, është një model interesant. Tashmë ka një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për shembull përpjekjet e mëdha të Policisë Financiare në vitet 2020 dhe 2021 që ndryshuan realitetin në terren ne Shqiperi . Kështu që unë besoj se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë.”

Komisioneri Varhelyi bëri të ditur se i ka dërguar Këshillit Europian që në muajin korrik përfundimin e raportit analitik për këtë grup kapitujsh, ndaj tani pret që nga krerët e shteteve të lëvizet me shpejtësi dhe në mënyrë të vendosur për këtë raport, me synimin për hapjen e grupkapitujve të parë deri në fund të këtij viti.

Kjo çështje do të jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Europian në muajin dhjetor. Pavarësisht vlerësimit pozitiv nga ana e Komisionit, miratimi kërkon mbështetje unanime të 27 vendeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share