Real Madrid e shikon si alternativë në rast të mostransferimit të Kylian Mbappe
Nëse Real Madrid nuk arrin që të sigurojë shërbimet e Kylian Mbappe, e ka gjetur alternativën.
Ai është lojtari i Bajern Mynihut, Jamal Musiala.
Prej disa vitesh është përfolur transferimi i yllit francez te “Los Blankos”, por kjo nuk është realizuar.
Por në datën 4 Nëntor, “galaktikët” nëpërmjet një komunikate deklaruan se zërat për bisedime me yllin e PSG janë të rreme.
Musiala pëlqehet së tepërmi nga “Los Blankos” e shikohet si një futbollist me mjaft potencial.
Edhe pse 20 vjeç, lojtari në 138 paraqitje, ka shënuar 35 gola për rekordmenët gjermanë.
Falë performancës së tij, gjermani doli i dyti në renditje pas Jude Bellingham në garën për Trofeun Kopa, që i jepet futbollistit më të mirë U-21.
Sipas BILD, Bayern do të duhet që ta trefishojë pagën prej 7 milionë Eurosh në vit të Musialës, nëse synon që ta mbajë të mesfushorin roganziator.
Inters për gjermanin ka edhe Mançester Siti, me trajnerin Pep Guardiola që e shikon si ‘pasardhësin legjitim’ të 32-vjeçarit Kevin De Bruyne.
Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, e ka bërë të qartë se gjigantët e Bundesligës nuk e kanë në plan largimin e Musialës.
Klan News