“Trouble Shouters” do të titullohet filmi më i ri i Blerim Destanit, i cili duket se bëri mbarë edhe Noizyn për t’u bërë aktor si gjithë kolegët e tij.
Kryefjala.com ka mësuar se xhirimet e filmit kanë nisur dhe ato do të zhvillohen në Tiranë, por edhe në Gjermani pasi regjisori është gjerman.
Pjesë e filmit do të jetë edhe reperja, Loredana Zefi (por jo me ndonjë rol të madh) siç do të jenë dy shokët e ngushtë Noizy dhe Blerimi, të cilët do të interpretojnë rolin e dy dedektivëve.
Pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.Një tjetër emër që do të jetë pjesë e kastit është edhe gazetari, Blendi Fevziu.
Deri tani të dy protagonistët, Blerimi dhe Noizy nuk kanë bërë publik asnjë lajm për filmin, që mesa duket do të na njoftojnë në ditët në vijim… (Përveçse kësaj videoje që aktori ka postuar mbrëmë në rrjetet sociale)